JALE- Inspektorati Kombëtar i mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka reaguar pas pretendimeve nga banorët në Jalë se banesat që po u shemben janë me dokumente dhe po nxirren me dhunë nga policia.

Sipas IKMT, 9 objektet që po shemben në Jalë janë ndërtime pa leje dhe të përjashtuara nga procesi i legalizimit.

“Objektet me siperfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katëshe, kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri. Aksioni i IKMT ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë proçesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm. Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit. IKMT ka qenë e mbështëtur edhe nga policia e shtetit në këtë aksion”- thotë IKMT.

Ndërkohë Banorët thonë se po i nxjerrin me dhunë nga banesat e tyre dhe se disponojnë dokumentet.

“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Ndërkohë njëri nga banorët që po iu prishet banesa thotë se ai disponon dokumentet:

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: