TIRANE

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e tij në selinë blu. Mësohet se në mbledhje janë të pranishëm kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, kreu i  PAA Agron Duka, kreu i PR Fatmir Mediu dhe kreu i LZHK-së Dashamir Shehi.

Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë me dije se mbledhja po zhvillohet në kuadër të aksionit opozitar dhe protestave të paralajmëruara prej saj.

Menjëherë pas takimit me aleatët Basha pritet të mbledhë edhe kryetarët e degëve të Tiranës. Kryeqyteti pritet të mbajë peshën kryesore në protestat e përjavshme para parlamentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb