TIRANE

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha do të mbledh në një takim nesër aleatët e tij opozitarë. Burime për ‘BalkanWeb’ bëjnë të ditur se takimi do të mbahet nesër në orën 14:00 në selinë e PD-së.

Aktualisht nuk dihen detaje rreth kësaj tryezë, ku në qendër të diskutimit do të jetë aksioni opozitar që do të ndërmarrin partitë joparlamentare, çështja e reformës, platforma e opozitës, plani kombëtar për krizën por nuk përjashtohet edhe çështja e këtyre ditëve, tërmeti.

Kujtojmë se PD dhe partitë e tjera opozitare kanë marrë ftesë nga prezenca e OSBE në Tiranë që të jenë pjesë e tryezës për reformën zgjedhore. Lideri i PD-së ndonëse nuk pranoi dhe as refuzoi ftesën tha se kriza politike nuk zgjidhet vetëm në një takim.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb