Në një kohë kur kriza politike në vend vazhdon, LSI ka zhvilluar një mbledhje me kryesinë dhe ish-deputetët.
Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se në përfundim të mbledhjes së kryesisë u vendos vijimi i aksionit opozitar dhe koordinimi së bashku me Partinë Demokratike.
Po ashtu një tjetër vendim që u mor ishte mbështetja e plotë për punën e komisionit për reformën zgjedhore të opozitës së bashkuar.
(BalkanWeb)