Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili në një reagim në Facebook bën me dije se ERE është thirrur në Parlament për t’u përgjigjur në lidhje me pesëfishimin e çmimit të energjisë.

Vasili shton se aksioni opozita për llogaridhënie dhe nxjerrjen e përgjegjësve nuk do të ndalet.

Statusi:

Llogaridhenia nuk ndalet, kemi thirrur ERE-n ne Parlament per pesefishimin e cmimit te energjise!

Kemi thirrur ERE-n ne Parlament, qe te jape llogari per vendosjen çmimit te energjise pese fish me te larte pas 800 KË per qytetaret.

15 deputete te Partise se Lirise dhe te Partise Demokratike se bashku, kemi thirrur te ERE- n te tregoje publikisht ne Parlament se pse ju bind urdherit politik te Edi Rames per te pesefishuar çmimin per qytetaret.

E kemi thirrur te tregoje se si shkeli pavaresine e saj te garantuar me ligj per t’ju bindur urdherit te çmendur te Edi Rames, i cili ishte pa asnje baze, por thjesht nje provokim ndaj qyetareve.

E kemi thirrur te tregoje se cfare i mbetet ERE-s, kur vete Edi Rama e hedh poshte po vete Vendimin e ERE-s te nje dite me pare.

Menaxhimi mafioz i energjise nga Edi Rama dhe qeveria eshte fakt qe nuk e luan topi dhe i provuar me dokumente dhe te dhena pa fund, te cilat vetem ERE beri sikur nuk i pa dhe sikur harroi.

Provokimet neveritshme te Edi Rames ndaj qytetareve dhe presioni i tij me energjine gjeten mbeshtetjen e ERE-s, e cila me Ligj duhej te ishte bariere dhe jo ortak i tij.

Aksioni i opozites per llogaridhenie dhe nxjerrjen e pergjegjesive ne emer te qytetareve nuk do te ndalet.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: