TIRANE- Pesë persona janë arrestuar sot nga Policia e Shtetit për vjedhjen e energjisë elektrike. Burime zyrtare pohojnë se në të gjithë vendin kanë vepruar 109 grupe të përbashkëta Polici–OSHEE ndërsa janë kryer kontrolle në 2052 raste.

Sipas policisë, janë evidentuar 19 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me 19 autorë. Nga këta janë arrestuar në flagrancë 5 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike.

Ndërkohë mësohet se janë shpallur në kërkim 9 persona si dhe ndiqen në gjendje të lirë 5 persona. Po gjatë ditës së sotme janë ndërprerë 1048 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonentëve debitorë.

Policia bën me dije gjithashtu se sot janë kontrolluar 107 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb