Dhjetëra studentë dhe gjimnazistë nga Durrësi e Tirana janë përfshirë në një aksion pastrimi në grykëderdhjen e lumit Ishëm, një aksion që zgjati 6 muaj, nisur nga RiverCleanupAlbania.

Në bashkëpunim edhe me bashkinë dhe disa kompani private, fëmijët kanë kontribuar në ndërtimin e disa koshave nga mbetjet plastike të mbledhura dhe të ricikluara më pas.

Shkollat që janë shpallu fituese në këtë kauzë janë:

Çmimi  i Parë Bajram  Curri,

Çmimi i Dytë  Abedin  Dino,

Çmimi i Tretë Hajdar Hoxha,

Çmimi  i Katërt Vinçenc  Prendushi,

Çmimi  i Pestë 14 Nëntori

“Plastika është mision global, e nëse nuk veprojmë në 2050 oqeani do ketë me shumë plastikë se peshk, dhe rrezikohet ekosistemi detar, jeta në Tokë, sepse Oqeani komandon tokën, Globin!

Shqipëria lakohet jo hijshëm në arenën ndërkombëtare, çka solli River-Cleanup.org ne Shqipëri, lakohet si një shtet që ndot Adriatikun dhe Mesdheun, lakohet  per lumin me te ndotur ne Evropë nga plastika, Ishmin që ndot edhe perlën e Adriatikut, Kepin e Rodonit apo heroit tonë legjendar, Skënderbeut!

  1. Rinia shqiptare nga Durrësi, flet me vepra te verteta prej 2 vitesh në lëvizjen vullnetare  RiverCleanupAlbania, tani me 38 aksione pastrimi, 122,000 kg  mbetje e ngurtë, kryesisht plastike, 4,500 vullnetarë.

Janë angazhuar kryesisht studentët e UAMD-së, nxënës nga Durrësi, më shpesh nga shkolla “Ibrahim Kodra”.

Kanë ndihmuar:

Prefektura  Durrës, Agjencia e Zonave të Mbrojtura Durrës dhe Lezhë, Drejtoritë e Pastrimit të Bashkive Durrës, Krujë, Vorë, Kurbin, Deputeti i Ishmit në shtrimin e 3/4 të rrugës së grykëderdhjes së Ishmit nga Fshati Likmetaj në bregdet,  Kryetari i Komunës së Ishmit,  mbi 50 kompani private të gjelbra shqiptare, 3 kompani riciklimi, komuniteti i lumit Ishëm, Gjolë dhe Zezë, aktivistë natyre, ish Ambasadori i Bashkimit Europian për Shqipërinë, Luigi Soreca, ministra, deputetë, nënkryetarë të Bashkisë Durrës, gazetarë të shquar.

  1. Fëmijët dhe Mësuesit e Skuadrës se Riciklimit punojnë prej 6 muajsh duke sjellë plastikën nga shtëpitë drejt shkollës, të angazhuar 5,000 nxënës shkollash, 2,500 kg plastikë e ricikluar që ndërtuan 16 koshat e parë plastikë funksionalë,  per ta pastruar  kete rrjedhe te ndotjes urbane në mënyrë të qëndrueshme, për të larguar vendgrumbullimet përgjatë lumit!

Kanë ndihmuar ish Prefekti i Qarkut Durrës në koordinimin mes 2 bashkive Durrës dhe Krujë, si dhe takim me drejtorët e shkollave të qytetit të Durrësit për t’u angazhuar në pastrim rreth shkollës dhe riciklim të plastikës,  Drejtoria e Pastrimit, Bashkia Durrës me transportin e plastikës nga shkollat e Durrësit tek kompania e riciklimit Ame-Ambient, Drejtoria e Pastrimit Krujë në mirëmbatjen e koshave pranë fshatrave anash lumit të Zezës çdo 3-5 ditë, 10 kompani private për ndërtimin e 16 koshave të parë për vendgrumbullimet e lumit, 1 kompani riciklimi Ame-Ambient, 50 bar-kafene që dhuruan shishe plastike për shkollat, komuniteti i fshatrave.

Shkollat 9 vjeçare të angazhuara:

  1. ? Bajram Curri ndërtoi 15 Kosha
  2. ? Abedin Dino Mori pjesë në ndërtimin e 12 Koshave ?️
  3. ? Vinçenc Prendushi:

Mori pjesë në ndërtimin e 4 Koshave ?️

  1. ? Hajdar Hoxha

Mori pjesë në ndërtimin e 3 Koshave ?️

  1. ? 14 Nëntori

Mori pjesë në ndërtimin e 3 Koshave ?️

  1. ? Ibrahim Kodra, Mori pjesë në ndërtimin e 2 Koshave?️.
  2. ? Shaqe Mazreku:

Mori pjesë në ndërtimin e 2 Koshave ?️

  1. ? Vasil Ziu

Mori pjesë në ndërtimin e 2 Koshave ?️

  1. ? Marie Kaçulini

Mori pjesë në ndërtimin e 1 Koshi?️

  1. ? Migjeni

Mori pjesë në ndërtimin e 1 Koshi?️

  1. ? Albanian College

Mori pjesë në ndërtimin e 1 Koshi?️

  1. ? Njazi Mastori

30% punuan shkollat, 70% dhuruan kompanitë privat për këtë mision humanitar të shkollave!

Dua te falenderoj grupin që më besoi ditë pas dite për 6 muaj, kur sot e 1 vit më parë e konceptova këtë Projekt Riciklimi që të mbyllet ne natyrë, me liderin global River-Cleanup.org, Bruksel, Thomas de Groote.

Faleminderit Roland Nasto, ish prefekti i Qarkut Durrës, që më hapët derën si një patriot e atdhedashës, me disiplinën e ushtarakut në aksione pastrimi,  që bashkuat Drejtoritë e Pastrimit të Durrësit dhe Krujës, faleminderit Shpëtim Hidri, Soren Dedja, Roland Daja, që na treguat me vepra se insistancat qeveritare kanë brenda edhe njerëz të ndershëm që Fëmijët, Rininë, Natyrën e duan pa kushte. Dua të falenderoj kompaninë private të Riciklimit Ame-Ambient, Alush Xhihanin që vuri në zbatim koshin e parë funksional plastik nga riciklimi i shisheve plastikë (PET) mbledhur nga shkollat 9-vjeçare të qytetit të Durrësit dhe fshatit Larushk, faleminderit kompanive private, veçanërisht atyre që ndërtuan javë pas jave 16 koshat funksionalë, duke ndjekur Shpejtësinë e Vrullit të Riciklimit nga Fëmijët e Shkollave, duke dhuruar suport financiar në masën 70% të vlerës së  koshave, atje ku kish më shumë nevojë, në katundet përgjatë lumit:

  1. AME-Ambient, Durrës
  2. Elektroitalia, Durrës
  3. Klinika Fizioterapike, Dr. Faton Daci,
  4. Perleka shpk Fushë-Krujë,
  5. Middal shpk, Durrës
  6. Vila Lule, Durrës
  7. Ecosoft, Tiranë
  8. Sasso Restorant, Durres
  9. Zanzi Restorant, Durrës
  10. BluFafa Resort, Durrës
  11. Afto- Albanian Ferry Terminal Terminal, Durrës
  12. Memory Plastic, riciklim mbetjesh plastike

Dua të falenderoj skuadrën time #RiverCleanupAlbania, përfaqësuesit e Projektit të Sfidës së Shkollave të Lumenjve, që  u rritën  me frymën e vullnetarizmit të kësaj lëvizje, Klaidin dhe Gentën, që punuan në terren pandalur me buzëqeshje me skuadrën e Mësuesve të Riciklimit, menaxheren #RiverCleanupAlbania- Elonën, përfaqësuesen e biznesit për RiverCleanupAlbania- Valbonën dhe profesorin, PR e  #RiverCleanupAlbania- Xhaferin që realizuan leksionet pranë shkollave, Brisën- ideatoren e rrjeteve sociale, Jerinën miken time dhe partneren në studimin e plastikës me metodikat e BE-së,  artistin e fotografisë që lidh shpirtin njerëzor me natyrën me ekspozitën #RiverCleanupAlbania prej 150 fotosh në aksione pastrimi, Wannes Vercauteren, përfaqësuesin e Shqipërisë nga River-Cleanup.org,  dhe liderin global- Thomas de Groote, që e bëri të dukshëm globalisht veprën e prekshme të Fëmijëve nga Shqipëria, tani edhe mik i shqiptarëve!

Veçanërisht dua të falenderoj shtëpinë e madhe të Dijes UAMD-në, që na bëri bashkë shkollat e Durrësit dhe Krujës, kompanitë private dhe instancat qeveritare për kauzën globale shëndetmirë të njeriut dhe natyrës: “Pastrimi i lumit Ishëm nga Plastika”, dua të falenderoj pafund për ata pa të cilët kjo lëvizje as nuk do të ekzistonte, studentët e mi, për kurajon që më dhanë të mos dorëzohesha, sfidë pas sfide, duke më udhëhequr në terren në diell e shi, mes pandemisë së Cod-19, mes baltës dhe traktorëve për në grykëderdhjen e Ishmit!

Merita u takon këtu 12 shkollave pilot, që më transformuan mua totalisht, të sjellim transfomimin e kompanive private shqiptare, veçanërisht  u takon lokomotivave të trenit që kanë ecur pandalur mbi shina duke tërhequr çdo shkollë punëtore, deri tek dorëzim plastike Nr. 15 ?Bajram Curri dhe   dorëzim plastike Nr. 12. ?Abedin Dino !

Askush nuk do ta besonte Forcën e Fëmijëve shqiptarë ?? ?më shumë se përmes veprave të tyre të gjalla të Riciklimit?????♻️?, duke çuar 16 koshat e parë të munguar,  përgjatë hotspoteve të fshatrave të lumit, për ta pastruar së bashku me Rininë  e 38 Aksioneve të Pastrimit në mënyrë të qëndrueshme; tashmë të bëjë xhiron e  globit? përmes https://www.river-cleanup.org/en/albania, si ata e mbrojnë lumin më të ndotur në Evropë nga plastika, lumin Ishëm; si dhe Edukimin që sjellin Fëmijët për të Rriturit të ndryshojnë Sjellje!

? Faleminderit çdo njeriu, kompanive të gjelbra shqiptare, dhe Drejtorive të Pastrimit  të Durrësit dhe Krujës, që patën durimin dhe përkushtimin në këtë proçes  të gjallë riciklimi ♻️të plastikës, ta mbyllim ciklin në natyrë, e cila ndodh për herë nga shkollat 9-vjeçare në Shqipëri!

? Faleminderit themeluesit të River-Cleanup.org, Bruksel, Thomas de Groote që e bëri globale veprën e Fëmijëve dhe Rinisë, tani krah për krah,  sëbashku me institucionet publike dhe private shqiptare.

Së bashku, filozofia e kulluar River-Cleanup.org,  po gjen zbatim çdo ditë e më shumë në Shqipëri:

Misioni:

Të pastrojmë lumenjtë dhe të ndryshojmë sjelljen e njerëzve.

Strategjia:

  1. Pastrim me duart e njerëzve dhe teknologjinë.
  2. Edukim me shkollat dhe universitetet.
  3. Transformim nga ana kompanitë private dhe qeverinë.

Moto:

Pastro lokalisht, festo globalisht. @rivercleanup

?????♻️?️???️??

Thuaj JO PLASTIKËS, PO OQEANIT dhe JETËS!

SAY NO TO PLASTIC, YES TO THE OCEAN AND LIFE!

Faleminderit për punën prej artisti të Videografit të #RiverCleanupAlbania, @sokol_cekrezi?, ashtu sikundër të artistëve nga u morën fotografitë: @elvinshytaj?, @merlihafizi?, @inesgoovaertsphotography? dhe @tomsodyssey?!

Sfida të mëdha na presin:  Të ndërtojmë 100 koshat e parë për të larguar vendgrumbullimet e lumit Ishëm përmes Fëmijëve, dhe të fusim Riciklimin krah për krah me qytetarët dhe drejtorite e Pastrimit, përmes energjisë së Shkollave dhe Universiteteve, dyerve te shtëpive të dijes, ku rrijnë Fëmijët, Rinia, Mësuesit dhe Pedagogët.

Ka dritë ?, ka shpresë? në fund të tunelit pas 2 vitesh përpjekjesh  guximtare për pastrimin e kësaj rrjedhe të ndotjes urbane nga Rinia, tani prej 6 muajsh me Fëmijët dhe Mësuesit e Skuadrës së Riciklimit!?️??

Shqipëria pastrohet nga shqiptarët vullnetmirë!” shprehet nismëtarja e lëvizjes vullnetare RiverCleanupAlbania, Laura Gjyli.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: