TIRANË- Ministri i Mjedisit Blendi Klosi iu ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë t’i bashkohen aksionin për pastrimin e Shqipërisë por edhe mbajtjen pastër të ambientit. Klosi ka dalë sot para mediave i shoqëruar nga prefektët duke bërë një rezyme të punës për pastrimin e Shqipërisë në javën e Tokës.

“Ftojmë shqiptarët e ndershëm të jenë patriotë. Patriot do të thotë të mos bësh pis Shqipërinë”, u shpreh Klosi.

Ai informoi se në një javë janë larguar mijëra ton mbetje nga bregdeti dhe u pastruan plazhet ranore në gjithë vendin.
“Do të rehabilitojmë problematikat 27-vjeçare të mjedisit. Do të pastrojmë dhe do të gjelbërojmë Shqipërinë. Ftoj qytetarët të pastrojmë ‘Shqipërinë që duam’. Dua të falënderoj 12 prefektët për punën në javën e Tokës. Në një javë janë larguar mijëra ton mbetje nga bregdeti. U ndërmor aksioni më i madh vullnetar. U pastruan plazhet ranore të ndotura në gjithë vendin”, tha ministri Klosi.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb