Zbardhen detaje të reja nga aksioni i Policisë së Tiranës, i zhvilluar pasditen e sotme në zonën e Liqenit të Thatë. Gazetarja Dorjana Bezat raporton për “BalkanWeb” se policia ka arrestuar shtetasin Hektor Qirjazi, së bashku me tre persona të tjerë.

Të arrestuarit dyshohen si autorët e vjedhjes së një vile te zona e Liqenit të Thatë, ndërsa gjatë kontrollit fizik dhe nëpër banesa iu është gjetur edhe një sasi droge.

Sa i përket shtetasit Qirjazi ka dyshime se ka precedentë kriminalë në Greqi, për këtë arsye, policia shqiptare po bashkëpunon me policinë greke për verifikime. Ndërkohë, lidhur me aksionin policia pritet të zbardhë detaje ditën e nesërme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb