Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare Erl Murati e ka quajtur aksionin e sotëm për të konfiskimin e Prestige Resort, një akt arbitrar pjesë e një aksioni të strukturuar kundër mediave të Hysenbelliu Group.

Ai u shpreh se në aksionin e sotëm ka një sërë parregullsish, duke evidentuar mungesën e një vendimi gjyqësor dhe faktin që një aksion i tillë u ndërmor në një ditë pushimi zyrtar.

Murati tha se akti është një sfidë edhe ndaj raportit të DASH të publikuar pak ditë më parë, ku renditeshin problemet më të mëdha të vendit për vitin 2022, ku përmendej edhe shembja tek Prestige Resort.

Kryeredaktori i Gazetës Shqiptare deklaroi gjithashtu se sulmi ndaj biznesit në të vërtetë është një përpjekje për të “vënë në rresht” mediat e Hysenbelliu Group në një kohë kur jemi shumë pranë zgjedhjeve lokale.

“Akt arbitrar nga agjencitë shtetërore, pjesë e një sulmi e aksioni të strukturuar kundër gjithë bizneseve e mediave të Hysenbelliu Group.

Ka një sërë parregullsish në këtë akt. Sot ishte një ditë pushimi zyrtar. Çështja kryesore është paligjshmëria e aksionit ndaj një resorti që ka vite që është aty kur zyrtarë të ndryshëm në vite kanë buajtur aty.

Gjykatat duhet të thonin fjalën e tyre. Kemi konflikt ndaj një biznesi e agjencive të qeverisë dhe arbitri i pavarur është drejtësia. Po këtu kemi një qëndrim arbitrar ku agjencitë shtetërore sillen si prokuror, gjykatës e përmbarues, shkojnë me maska e përzënë punonjësit e gazetarët.

Sfidë ndaj raportit të DASH që ka evidentuar problematikat më të rëndësishme të vendit, ndër të cilët ishte edhe shembja e Prestige Resort.
Nuk është hera e parë që Rama e qeveria sfidojnë DASH, sepse edhe në raportin e vitit të kaluat Rama e injoroi raportin duke e quajtur copy-paste.

Kemi të bëjmë me një qeverisje të përfshirë nga skandalet, raport problematik të dy administratave, shqiptare dhe amerikane.

Kjo u vu re jo vetëm në talljen e Ramës për raportin e DASH një vit më parë, më tej tek qëndrimi i qeverisë shqiptare për mandatin e ambasadorit në vendin tonë, deklaratat për kreun e SHISH.

Marrëdhëniet kanë ardhur duke u ftohur vitet e fundit, çka u thellua me skandalin McGonigal.

Sulmet ndaj Prestige hakmarrje për qëndrimet e kaluara dhe hakmarrje për letrën e dërguar kancelarive Perëndimore.

Një paralajmërim për atë që do të ndodhë sepse Rama i jep shumë rëndësi propagandës dhe ndodhemi para zgjedhjeve. Akt i dyfishtë që nuk drejtohet ndaj hotelit apo resortit, sulmi ndaj biznesit ka target mbylljen e gojës të medias së Hysenbelliu Group.

Parashikoj që presionet të vijnë në rritje. Nuk po flas vetëm për Prestige Resort apo mediat e Hysenbelliu Group. Shumëkush po e provon që nëse nuk vihesh në rresht përballesh me presionin.

Rruga e mënyrës si po shkojnë gjërat në këtë vend është e qartë, nuk pres një ndryshim kursi pas një dekade qeverisje.

Sistemi ynë është i varur nga humori i të parit.

Zgjedhje vendore dhe lokale janë një nga pak mënyrat ku qytetarët kanë të drejtë të bëjnë të ndihet zëri i tyre. Në një vend ku ka trysni të gjithanshme, qytetarët nuk kanë shumë mundësi që të bëjnë që zëri i tyre të dëgjohet”, ka deklaruar ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: