Pas lajmit se Gjykata Penale Europiane ka lëshuar sot një urdhër-arresti ndaj presidentit rus Vladimir Putin për krime lufte në Ukrainë, ka reaguar Kremlini.

Zëdhënësi Dmitry Peskov e quajti urdhër-arrestin, një akt të egër dhe të papranueshëm, ndërsa shtoi se Rusia nuk e njeh juridiksionin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.

“Çdo vendim i gjykatës ishte i pavlefshëm në lidhje me Rusinë”, tha zoti Peskov.

Ndërsa në lidhje me pyetjen nëse Putin kishte frikë të udhëtonte tashmë në vende që e njohin juridiksionin e Gjykatës së Hagës, Peskov zgjodhi të mos japë detaje.

“Nuk kam asgjë për të shtuar për këtë temë. Kjo është gjithçka që duam të themi”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: