Në emisionin “Frontline” në News24 me gazetaren Marsela Karapanço, po diskutohet në lidhje me protestën e mbajtur sot nga opozita dhe dhunën e ushtruar ndaj kreut të PD Sali Berisha.

I ftuar në studio, ish- presidenti Bamir Topi, u shpreh se sulmi i 31-vjeçarit Gert Shehut ndaj Berishës ishte një akt i rëndë dhe i shëmtuar.

Ai ka shtuar se në lidhje me ngjarjen duhet  një hetim i hollësishëm nga institucionet përkatëse.

“E rëndë dhe e shëmtuar akti ndaj Berishës. Fatmirësisht mbet=i aty sepse në një situatë të tillë një i ri fizikisht i fortë mund të kalonte shumë keq situata. Por la një shije shumë të hidhur. Kjo tregon që në këtë shoqërinë tonë pavarësisht asaj që thuhet rreth personalitetit të njeriut që goditi Berishën, shumë gjëra në këtë shoqëri janë çoroditur e tjetërsuar.

E dënoj këtë akt dhune dhe në rastin specifik edhe më shumë, sepse bëhet fjalë për një politikan karriere, një ish president, ish kryeministër, personalitet publik, që përtej karrierës ka edhe vite mbi supe. Jemi mësuar të themi t’ja lëmë në dorë organeve ta hetojnë, por duhet një hetim i hollësishëm.

Duket si precedent i rrezikshëm, kemi kaluar situata nga më të çuditshmet, si në vitet ’90, ‘97-‘98, goditje ekstreme si vrasja e Azem Hajdarit, por një situatë e tillë që ndodh për herë të parë është një kambanë alarmi.

Edhe njerëzit që e rrethonin e truprojat ishin të pavëmendshëm sepse ishte një marshim paqeje”, tha zoti Topi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb