Dy Koretë janë më pranë normalizimit të plotë të marrëdhënieve. Tashmë Pheniani dhe Seuli kanë rënë dakord për nisjen e operacioneve për çmontimin e minave përgjatë kufirit mes dy vendeve.

Koreja e Veriut dhe Koreja e Jugut kanë filluar operacionet e çminimit në disa zona përgjatë kufirit mes dy vendeve. Kjo u njoftua nga Ministria e Mbrojtjes e Seulit, duke specifikuar se operacioni është në përputhje me marrëveshjet midis dy Koreve për të ulur tensionet ushtarake dhe për të ndaluar “aktet armiqësore” midis dy vendeve, të dakordësuara në samitin e tretë midis Udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un dhe presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, i cili u mbajt në Phenian, nga 18 deri në 20 shtator.

Ushtritë e të dy vendeve, nën mbikëqyrjen e Komandës së OKB’së, shkruan agjensia e lajmeve të Koresë së Jugut Yonhap duke cituar një shënim nga Ministria e Mbrojtjes e Seulit, ranë dakord të heqin të gjitha minat në zonën e përbashkët të sigurisë në Panmunjom, fshati kufitar midis dy Koreve, simbol i armëpushimit që i dha fund armiqësive të Luftës së Koresë në vitin 1953.

Në zonën, rreth 250 kilometra, ushtritë e të dy koreve gjenden përballë me njëri-tjetrin, pavarësisht se tensioni mes tyre ka rënë që nga nëntori i kaluar, kur ushtarët e Koresë së Veriut qëlluan ndaj një dezertuesi që po kalonte kufirin duke e goditur atë në pjesë të ndryshme, i cili më pas u shpëtua nga ushtarët e Koresë së Jugut.

Prillin e kaluar, pak ditë para samitit të parë midis Kim dhe Moon Jae In, të dy Koretë kishin filluar heqjen e altoparlantëve në kufi që transmetonin propagandë dhe nisën çmontimin e disa vendqëndrimeve të rojeve.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: