Kryebashkiaku Erion Veliaj i ftuar në emisionin ”Real Story” të Sokol Ballës në News24 ka thënë se akt- konstatimi i sotëm tek Teatri është procedurë standarte dhe se projektit do t’i shkohet deri në fund edhe me procedura ligjore.

Veliaj thotë se vetëm 1% e artistëve janë kundër teksa 99% të tjerët janë pro një Teatri të Ri kurse ata që bëjnë rezistencë tek Teatri janë të gjithë me ish- poste apo anëtarë të PD.

Ndërkoëh Veliaj e cilësoi Europa Nostrën vetëm një OJF dhe sipas tij të drejtën për të shpallur një objekt monument kulture e ka Ministria e Kulturës dhe UNICEF.

 

 

”Të tjerët janë ose anëtarë të këshillit kombëtar të PD, ose kandidatë për deputetë, ose pjesë e çadrës. Parkingu i shkollës Kosova i kalo Bashkisë atëhere shkoi Policia Bashkiake dhe vendosi akt konstatimin. Edhe me repartin ushtarak tek Shqiponjta, edhe me kopshtin botanik të Rektoratit, edhe tek Medreseja tek kopshti, kishte zaptues aty. Shkohet me VKM dhe cilido paraqitet në derën e adresës së Hipotekës.

Siç ndodhi me Astirin apo shkollën Kosova, probleme me Prokurorinë, pavarëisht çfarë do të marrim përsipër do ndjekim të gjitha

 

Ka rënë pretendimi për kullë mbi teatër. 1/3 e atij grupi firoi kur s’kishte kullë. Ishte dhe ajo pjesa skeptike që do zaptohej trualli. Iku dhe 1/3 tjetër. Iku dhe 1/3 kur kishte skeptikë me privatin dhe e morëm përsipër vetë. Ata që janë aty janë pjesë e PD.

Në listën e aktorëve është vetëm 1%, 99% janë pro. Në Shqipëri po thyhen ligjet e fizikës, llumi po del sipër dhe ajka po shkon poshtë.

Ka 108 institucione, klinika mjekësore qeveritare sipas PD është monument kulture. Një ndërtesë e rëndomtë për ta është monument kulture, laboratorin e kriminalistikës, bankën arabe. Një tufë banalitetesh janë monumente kulture si ndërtesa banale.

 

 

Ka vetëm dy institucione që shpallin monumente kulture, Ministria e Kulturës dhe UNICEF. Pastaj ka qindra OJF. Ka disa precedentë, si parku i lojërave tek liqeni apo kur po pastronim pjesën e dytë të liqenit, kur romët morën edhe shtëpi KE na dha çmimin Bashkia më miqësore me romët.

Europa Nostra është një OJF. ”- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb