Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu, ka deklaruar se agresioni më 6 dhjetor ndaj kreut të PD Sali Berisha, një akt kriminal dhe i parapërgatitur.

Në një postim në Facebook, zoti Shehu ka shtuar se në Shqipëri nuk funksionon liria, shëndetësia, arsimi apo ekonomia.

Postimi i plotë:
Sot ne Kuvend.
Agresioni ndaj Berishes, akt kriminal i para pregatitur.
Ne Shqiperi nuk funksionon “liria”!
“Liria” ben te funksionoje vendi- tha Z.Bejker nga Sheshi Skenderbej me 1991.
Prandaj nuk funksionon asgje.
As shendetesia, as aresimi, as ekonomia, asgje.
As politika e jashteme.
As mbeshtetja per Kosoven.
Prandaj vendi po braktiset.
Vetem autokracia po rritet, po zhvillohet e po shkateron gjithcka te lidhur me “lirine”!
Prandaj ndodhi ajo ngjarje kriminale, provokatore, e para organizuar e pregatitur me daten 6 kunder Kryetarit te opozites.
Nje veper banditesh, qe synonte te provokonte PD e opoziten.
Qe kerkonte te terrorizonte PD.
Por deshtoi totalisht.
Deshtoi ne provokacionin e saj, deshtoi ne qellimi terrorizues.
PD e Berisha nuk u provokuan dot.
PD nuk terrorizohet e as terhiqet nga lufta e saj per “liri”!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: