Kryeredaktori  i Gazetës Shqiptare, Erl Murati i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të japë dorëheqjen nga posti njësoj si Haradinaj një vit më parë.

Murati shprehet se inkriminimi i Hashim Thaçit nuk godet  vetëm atë, por edhe Kosovën, edhe dialogun, por edhe vetë Presidentin e SHBA Donald Trump pasi kanë vepruar lobe amerikane, eurpiane ose jashtë Europës që nuk e duan pajtimin Kosovë- Sebri.

Më tej Murati thotë Kosova tashmë është në një pozitë të pafavorshme pasi nëj nga kryenegociatorët e saj akuzohet për krime ndaj civilëve dhe Thaçi sipas gazetarit duhet që ta japë dorëheqjen tani.

”Inkriminimi i Hashim Thaçit e prek Kosovën. E vendos në pozitë të pafavorshme. Në Shtëpinë e Bardhë do të takoheshin dy liderë të vendeve. Dhe Kosova është në një pozitë të pafavorshme pasi kryenegociatori i saj akuzohet për krime ndaj civilëve. E shoh këtë të pashkëputur me një seri procesesh gjatë muajve të fundit. Në qershor të vitit të kaluar pamë si prokurori ngriti aktakuzë ndaj Haradinajt. Me gjasë edhe Hashim Thaçi do të japë dorëheqjen nga President. Ka një prapaskenë. Që liderët e Kosovës japin dorëheqje, kanë qenë të paragjykuar për 20 vite. Fakti që dy figurat kryesore të shtetit të Kosovës, akuzohen në një moment.

Produkt i lobeve dhe faktorëve që nuk e duan pajtimin Kosovë- Serbi. Nuk është çudi që me këtë lëvizje të jetë synuar edhe goditja e Trump. Ka faktorë brenda amerikanë, europianë ndoshta dhe lobe jashtë Europës. Por besoj që me goditjen e Hashim Thaçit, është synuar të goditet Kosova, dialogu dhe vetë Trump.”- tha Erl Murati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb