Ish-kreu i PDK-së, Kadri Veseli do të dalë sot para Gjykatës Speciale të Hagës, ku do të përgjigjet për aktakuzat që rëndojnë ndaj tij për krime lufte. Mësohet se seanca publike është caktuar që të nisë në orën 15:00. Kjo do të jetë paraqitja e parë e Veselit para Dhomave të Specializuara.

“Gjatë paraqitjes së parë, gjykatësi i procedurës paraprake siguron që të respektohen të drejtat e të akuzuarit, ndër të cilat e drejta për përfaqësim ligjor dhe që i akuzuari të kuptojë akuzat kundër tij”, thuhet në komunikatën për media.

Kujtojmë se dje para Speciales dolën edhe ish-presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, të cilët u deklaruan jo fajtorë për krimet e luftës. Para Tribunalit do të deklarohet edhe shefi i grupit parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb