KOSOVË

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me ngjarjen e ditës së sotme në Kosovë, ku u konfirmirmuan aktakuzat për ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Haradinaj ka kërkuar përkrahjen e qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të vendit përgjatë përballjeve të këtyre dy aktorëve politik me drejtësinë ndërkombëtare.

“Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe të gjithë bashkëluftëtarët e mi, që po përballen me gjyqësinë ndërkombëtare, duhet të kenë përkrahjen tonë dhe të qeverisë së Kosovës, pa asnjë rezervë”, ka thënë ai. Ai ka besuar në pafajësinë e tyre, teksa ka thënë se Kosova do dalë faqebardhë në këtë sfidë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb