Presidenti i SHBA-ve Joe Biden, ka reaguar për akuzat penale kundër Donald Trump. I pyetur në një konferencë për shtyp mbi aktakuzat e ish-presidentit, Biden tha: “Nuk kam asnjë koment për Trump”.

Trump ka akuzuar Alvin Bragg, prokurorin e qarkut të Nju Jorkut, duke thënë se “ka bërë punën e Joe Biden” duke e paditur atë përpara zgjedhjeve të 2024.

Ish-presidenti Trump e quajti ngritjen e aktakuzave një “persekutim politik”. Kandidati për Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024 i përgatiti mbështetësit e tij ndërsa deklaroi javën e kaluar se ndaj tij do të ngriheshin akuza lidhur me pretendimet për pagesa për aktoren e filmave pornografikë Stormy Daniels. Javën e kaluar fushata presidenciale e zotit Trump mblodhi rreth 2 milionë dollarë, sipas drejtuesve të saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb