Kryeministri Edi Rama i ka quajtur Kadri Veselin dhe Hashim Thaçin udhëheqës çlirimtarë të Kosovës dhe çafërdo vendim i Tribunalit të Hagës ndaj tyre nuk mund të përmbysë drejtësinë historike.

Rama thotë se janë 21 vite që drejtësia mungon për Kosovën teksa tashmë me aktakuzat nga Thaçit dhe Veselit është përmbysur peshorja dhe nuk është vendosur drejtësia.

Më tej ai ka kritika për tekstin e aktakuzave ndaj Presidentit të Kosovës dhe kreut të PDK, ku përmendet se akuzohen për vrasjen e 100 personave, por kryeministri shqiptar thotë se në një akuzë nuk mund të flitet me rreth por me numër ekzakt.

 

”Një pjesë e patjetërsueshme për zhbërje të plotë të mbetjeve të diktaturës socialiste dhe nacional- shovinizmit në Ballkan, që zanafillën nuk e patën në Kosovë dhe mes shqitparësh. Nuk ka luftë pa gabime vetjake lëshime të rastit. Natyrisht që nuk ka. Por asnjë gabim individual, asnjë lëshim i rastit, nuk mund ta përmbysë drejtësinë historike. Dhe sot mund ta themi se u bënë 21 vjet. Këto 21 vite janë të shëruara si ato vijat e numërimit të të burgosurve në qelitë e të burgosurve në lëkurën e shqiptarëve të Kosovës dhe familjeve të tyre. Pas 21 vitesh del një tekst, që në mënyrë haptazi indinjuese vendos një shenjë barazimi. Mes viktimës dhe xhelatit. Madje nëse dikujt sigurisht do të rrudhë buzët. Çdo kryeqytet të botës, duke vendosur fjalën time për atë barazinë, do duket e çuditshme. Është përmbysur peshorja fare, mes viktimës dhe xhelatit.

Një ndërmarrje barbarie shtetërore, e orkestruar nga Millosheviç dhe rrethi i tij vrau 10 mijë civilë të pafajshëm. Dhunoi 20 mijë gra të pambrojtura. Nxori me dhunë, me dhunë ushtarake dhe paraushtarake 1 milionë shqiptarë nga Kosova, brenda pak javësh, se nuk po i hyj dhe llogarive, dëmeve psikologjike e materiale. Tani që flasim lexojmë aty një njoftim për rreth 100, çfarë është kjo rreth 100. Si mund të jetë njoftim, për të paralajmëruar një akt akuzë për dy udhëheqës të njohur si çlirimtarë, ndaj barbarisë së Beogradit. Dhe flitet me rreth 100. Pse jo rreth 1000 apo 50. Vazhdojnë të kërkojnë drejtësi, dhe në këmbim, të marrin nga mbitoka vetëm heshtjen e injorimit, mijëra trupa të vdekur shqiptarësh. Unë nuk e di dhe kërkoj ndjesë, të ketë pasur apo në proces ndonjë njoftim për ndonjë aktakuzë sepse nuk ka fakt, por asnjëlloj tendence për ndonjë Gjykatë Speciale. Këtë moment do nxënur, është e pashmangshme mos kujtohen me zë të lartë historitë e mizorive ndaj popullit shqiptar, dhe historia e drejtësisë së munguar. Nuk kalohet kjo me deklarata si ato qëndrime në autobus me dy sedilje. Nuk është fjala për të dalë kundër drejtësisë. Këtu është për të thënë të vërtetën. Në fund të ditës, të gjitha këto foltore prej druri nuk kanë asnjë vlerë. Ka vlerë sa përdoret për të thënë të vërtetën, e cila mund të mos i vijë për shtat shumë miqve të mëdhenj. Dhe është e vërtetë që një numëri i madh krimesh të kryera prej disa udhëheqësve serbo mëdhenj në luftën e Jugosllavisë është dënuar në Tribunalin e Hagës. Por po të shohësh në pasqyrë Gjykatën vendore të Kosovës dhe të Serbisë. Në Kosovë është lëshuar ofensiva e agresionit dhe në Serbi janë thjesht viktima të agresionit.

 

Nuk i kam parë jo të revoltohen, apo të kërkojnë të njëjtën gjë në anën e rrethit të agresorëve, me në krye Millosheviçit. por jo vetëm atë. madje një proces gradual rehabilitimi dhe një proces i pranuar viktimizimi vazhdon. Me sukses duhet ta them, për fatin e keq. Për përgjegjësinë në radhë të parë të anës tonë. Këtu nuk është dita për të ndarë se kush prej nesh. vetëm t’i numërosh deklaratat dhe proklamatat ndërkombëtarë të pasluftës çlirimtare për nevojën e krijimit të gjykatës së re të radhës dhe gjykimit të radhës të komandantit të radhës të gjykuar më parë. Është një epokë me dy kahe. Në Kosovë është pas çlirimit, në Serbi është pas bombardimit. Serbinë se bombardoi Hashim Thaçi e Veseli, por bota demokratike. Serbia ishte agresori dhe jo viktima. Thaçi dhe Veseli u rebeluan ndaj agresorit, ndaj viktimave. Më vjen keq që lexoj njerëz me zë të fortë në mjedisin publik që nuk e fshehin dot se ju vjen mirë për këtë që ndodhi. Dhe nisin të flasin për pafajësi të UÇK. për çfarë po flasim? kush mund të flasë dhe pse?”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb