Disa poezi të gjetura në shënimet e Fatos Lubonjës janë cilësuar me frymë armiqësore ndaj regjimit komunist. Eksperti Thimi Bare ka bërë gjithë analizën e poezive dhe i quan me frymë pesimiste.

Më poshtë faksimile e plotë dhe disa pjesë të ekspertizës:

Pjesë nga aktekspertimi i hetuesit Thimi Bare:

Unë, Thimi Bare

Nga studimi që I bëra bllokut të vitit 1969 të të pandehurit Fatos Lubonja, konstatova se: ai në këtë bllok ka shkruar poezi ku mbizotëron termi: e zezë vetmia; vdekja, pesimizmi, çoroditja etj.  Tipike është se kur shkruan për poezinë, ndër të tjera thotë:

Çështë poezia!

Rrugët janë të zeza

Natën

Njerëzit janë të zinjë

Natën

Atje kur ska dritë

E zeza nuk duket

 

KONKLUZION

Për mendimin tim tërë shkrimet në poezi të këtij blloku janë shkruar me një frymë të theksuar armiqësore, ku gjithçka e errëson, gjithçka i bëhet vdekje. Citimet e sipërme janë disa nga ato që e spikatin këtë theks armiqësor të të pandehurit Fatos Lubonja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb