Futbolli në Apenine rinisi me ndeshjen e djeshme, Juventus-Milan, e cila përfundoi 0-0 dhe pa bardhezinjtë të kalojnë më tej në finalen e madhe të Kupës së Italisë. Tani pritet emri i dytë, ekip që do dalë nga takimi Napoli-Inter, akti i dytë i gjysmëfinales së dytë që në sfidën e parë në “San Siro” përfundoi me fitoren e napoletanëve me shifrat 1-0 pas golit të Fabian Ruiz.

Lojtarët e Antonio Kontes do të kërkojnë një përmbysje në fushën kundërshtare, por që nuk ngjan e pamundur pavarësisht se kanë kaluar 104 ditë pa ndeshje zyrtare. Mjafton të kujtojmë fitoren 3-1 në “San Paolo” të zikaltërve në takimin e janarit në kampionat.

Sa u takon formacioneve, Interi vjen në këtë përballje me më të mirët e mundshëm. Erikseni shpresohet të jetë në top formë dhe do t’u japë një dorë të madhe Lukakut dhe Lautaros. Nga ana tjetër Gatuzo nuk do të ketë shërbimet e Manolas, por do mund të mbështetet te ish-zikaltëri Politano.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb