Roma do presë në shtëpi Leicester të enjten në orën 21.00, në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Conference League (1-1 Ndeshja e parë). Trajneri i italianëve, Mourinho po mendon për titullarët.

Siç raportojnë mediet italiane, Marash Kumbulla do ta nisë nga stoli ndeshjen. Tekniku portugez nuk e sheh si opsion të mirë aktivizimin e tij nga minuta e parë.

Kujtojmë që 22 vjeçari shqiptar nuk e nisi mirë sezonin me Romën, por me kalimin e javëve, filloi të fitonte mjaft besim. Më poshtë keni formacionin e mundshëm për nesër:

ROMA (3-4-2-1): Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Cristante, Sergio Oliveira, Zalewski; Zaniolo, Pellegrini; Abraham

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb