Presidenti i 46-të i SHBA, Joe Biden ka bërë atë që e quajti ‘akti i parë’, një lutje në heshtje mes Capitol Hill për 400 mijë amerikanët që kanë humbur jetën nga COVID-19.

Biden thotë se SHBA ka kaluar kaq shumë si komb së fundmi, dhe tashmë duhet unitet e bashkim.

”Nëse tregojmë tolerancë, nëse jemi të gatshëm të kuptojmë situatën e tjetrit, ashtu siç thoshte nëna ime, kuptoje tjetrin. Nuk ka se si të përgatitemi për atë që na sjell fati. Ka një ditë që ndoshta do të dueht ndihma e tjetrit, një ditë do u duhet të japim ndihmë.

Mund të vijojmë me mospajtime, por bashkëkombasit e mi në punën me njëri-tjetrit na duhet bashkëpunim.

Duhet të përballemi me këtë pandemi si një komb i vetëm. Siç thuhet në Bibël, do të na presi përpara gëzimi që do arrijmë ta kapërcejmë këtë. Kolegët që kam punuar në Senat, e kuptojmë se bota po na sheh, e gjithë bota na ndjek. Kam një mesazh për ata përtej kufijve tanë, Amerika u vu në provë, do riparojmë aleancat tona, do angazhohemi për bashkëpunim em botën. Për sfidat e sotme dhe të së ardhmes. Do udhëheqim jo vetëm me shembullin e fuqisë tonë, por dhe fuqinë e shembullin tonë.

Do jemi partner i fortë për paqen e sigurinë. Kemi kaluar kaq shumë si komb, dhe akti im i parë do jetë t’ju kërkoj të bashkoheni me ne në një moment lutjesh për ata që kemi humbur, 400 mijë bashkëkombas, prindër, partnerë, miq, fqinj, fëmijë. T’i nderojmë ata duke u bërë një si komb e si vend. Lutje në heshtje për ata që humbën jetën. Amen. Kohë prove. ‘’- tha Biden.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb