Mjeku Artan Koni ka komentuar aktin normativ të qeverisë që i hap rrugë negociatave të Shqipërisë, me të autorizuar Manastirliun dhe Ahmetajn për vaksinat ruse dhe kineze.

Koni kujton se ka 6 muaj që rekomandon vaksinat ruse dhe kineze dhe e përshendet këtë vendim edhe pse i vonuar.

Ai ka tre pyetje, pse akti normativ nuk e përmend fare EMA-n, duke ditur që Rama ka deklaruar se nuk merr vaksina të pacertifikuar nga ky institucion europian, a ndjejë anëtarët e Komitetit Teknik keqardhje për këtë humbje kohe dhe a ka ndonjë që ndjen përgjegjësi morale për jetët të cilat mund të ishin shpëtuar nëse do siguroheshin më herët këto vaksina.

 

STATUSI NGA ARTAN KONI

Pershendes vendimin e sotem qe i hap rruge negociatave per te blere me shume vaksina.

Personalisht kam rreth 6 muaj qe rekomandoj negociata per te marre vaksinat Ruse e Kineze. I gjendur perballe anetareve te komitetit teknik ne studio te ndryshme televizive, jam hasur shpesh me kundershtime te forta qe kishin ne thelb fjaline: “Ne nuk mund te marrim vaksina qe nuk jane certifikuar nga EMA”.

1- Perse ky akt normativ nuk e permend fare EMA-n, cfare ndryshoi?

2- A ndjejne anetaret e komitetit teknik ndonje keqardhje qe u bene shkas per humbje kohe te cmuar?

3- A ka ndonje nga ata qe ndjen pergjegjesi morale per jetet te cilat mund te ishin shpetuar nese do siguroheshin me heret keto vaksina?

Gjithsesi, me mire vone se kurre…por me vjen keq qe mbetem duke i bere te gjitha punet ne momentin e fundit. Do i rekomandoja te gjithe profesionisteve te mbajne qendrimet e tyre, pavaresisht kundershtimeve te momentit…sepse ne fund te dites e drejta triumfon mbi te padrejten, pergjegjesia morale qe kemi ndaj popullit tone mposht cdo interes politik te momentit !!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb