Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka prezantuar aktin normativ për rimbursimin e turistëve që kanë lidhur me operatorët turistikë kontrata apo shërbime të tjera gjatë pandemisë, dhe nuk ndjekin dot pushimet brenda afatit të lejuar.

Klosi thotë se operatorët turistikë do të duhet të rimburstojnë turistët brenda 1 viti ose t’u kthejnë shumën mbrapsht.

Ai shton se turizmi nuk është aty ku pritej të ishte me fillimin e pandemisë, por tani ka një numër të pranueshëm turistësh në Shqipëri.

  • foto galeri

”Pandemia goditi shumë këtë sektor. Vazhdojmë të jemi në situatë jo të qartë. Është koha të mendojmë realisht për shëndetin e njerëzve. Edhe nëse duam të kemi sektor të qëndrueshëm turistik dh të pranueshëm, duhet të kemi masat për turizëm. Distancimin social, moslejimin e grumbullimit dhe eventeve që dëmtojnë qytetarët

I jep garanci këtij sektori që mos përballet me fenomenin. Qëllimi i këtij projekt- akti, është mbrojtja e konsumatorit, që kanë pronotuar dhe paguar nëpërmjet operatorëve turistikë.

Garantojmë që pagesat do të jenë detyrim i kompanive, të realizohen brenda të njëjtës kosto. Dhe nëse operatorët nuk e kryejnë këtë, atëhere kthehen paratë. Vendoset një raport i qartë ligjor me këtë vendimmarrje mes konsumatorit dhe operatorëve turistikë. Konsumatorët do të donin të kalonin ditët e pushimit kur kishin prenotuar, por është e pamundur prej pandemisë. Vijojmë të jemi në

 

Kemi numër të pranueshëm turistësh, kryesisht nga vendet e rajonit, dhe kryesisht nga Kosova. I jemi përgjigjur të gjitha kërkesave nga operatorët, mundësia e pagesave, likuiditeti për kompanitë që duan të vijojnë kontratat e tyre për investimet, pagat e luftës, shtyrja e pagimit të tatimit mbi fitimin.”- tha Klosi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb