Pasi qeveria shqiptare i ka hapur rrugë negociatave për të siguruar vaksinat ruse dhe kineze, kryeministri Edi Rama deklaroi se këto doza nuk mund t’i marrë shumëkush.

I ftuar në emisionin “Real Story”, në ‘News24’ Rama tha se për këtë çështje luhen lojëra gjeo-politike, për të krijuar idenë se këto doza mund t’i marrë gjithë ‘dynjaja’.

“Ne sytë i ke i pasur gjithandej për hir të së vërtetës. Gjëja që shumëkush nuk e kupton është se vaksinat kiznese apo ruse, nuk janë ndonjë tezgë që kushdo shkon e i merr. Nga ana tjetër ka shumë lojë gjeo-potitike me këto vaksina nga ana e këtyre vendeve, për të krijuar se janë disponibël për të gjithë dynjanë, por nuk është kështu. Ne e kemi pritur që Pfzier të bëjë më shumë, por s’ka bërë më shumë as për Gjermaninë e Be dhe kur them për këtë shtet i kam thënë të gjitha. Dinamika e zhvillimeve ka sjellë detyrimisht procesin në një pikë ku s’kemi ça diskutojmë me. Ça hezitojmë për asnjë arsye, duhet të shohim të gjitha rastet.”, -tha Rama.

Ndër të tjera kreu i qeverisë theksoi se vendi ynë do të marrë vaksina AstraZenca, me të cilët do të vaksinohen mësuesit, janë të një serie tjetër, dhe jo me ato që ka Austria dhe Danimarka, që i kanë pezulluar për një afat 2-javor.

“Është një seri e pezulluar dhe seria që marrin ne nuk është e njëjta. Ka qenë Danimarka dhe Austria. Vaksinat që ne marrim nuk janë të asaj serie. Ndaj këto vende e kanë bërë këtë gjë, pasi i përkasin asaj serie, dhe flitet për efektivitetin për një grupmoshë të caktuar.”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb