SHBA- Gjykata Supreme në Shtetet e Bashkuara ka deklaruar se çiftet e së njëjtës gjini kanë të drejtë të martohen në secilin shtet të SHBA-së. Por ky vendim për aktivistët fetarë dhe për republikanët krahasohet me ngjarjet e 11 shtatorit, 2001 apo me një luftë civile.

“Pa marrë parasysh se çfarë thotë vendim i Gjykatës ai nuk mund nuk të përmbysë mijëvjeçarët e së vërtetës, ” tha ish- Republikani, Michele Bachmann.

“Shumë amerikanë do të zgjedhin të ndjekin rrugën e Zotit dhe jo këtë Gjykatë”.

Ndërsa Republikani Lui Gohmert tha Perëndia do largojë mbrojtjen nga Amerika pas këtij vendimi. “Një vendim që shkatërron trashëgiminë e vendit tonë, të martesës biblik. Zoti e faltë shumicën e Gjykatës sonë Supreme për arrogancën e saj”.

Ai paralajmëroi më tej, “Unë do të bëj gjithçka mundem për të parandaluar një dëm të tillë”.

Ishte gjyqtari Anthony Kennedy ai që shkroi vendimin për të legalizuar martesat gay.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: