TIRANE- Një nga aktivistet që u lëndua gjatë mitingut të Partisë Demokratike mbrëmjes e së shtunës ka rrëfyer se si ndodhi ngjarja, ku rreth 140 persona u helmuan në rrethana ende të paqarta.

Katerina Mullallai, psikologe e emisionit “Me zemër të hapur”, ka qenë një nga të lënduarit që u transportua me urgjencë në spitalin ‘Nënë Tereza’, në gjendje të rëndë për jetën.

Ajo rrëfen për emisionin në ‘News24’ se kaloi ditë të vështira për shkak të komplikacioneve që shfaqi sapo zoti Basha përfundoi fjalën e tij në podium. Nga ana tjetër ajo pohoi mes të tjerash se ka dyshime që dikush mund të ketë hedhur diçka përreth podiumit ku fliste dhe lideri i PD-së. Mullallai tha se ajo dhe bodygardi i zotit Basha ishin më rëndë.

Katerina si jeni aktualisht?
Jam më mirë mund të them, por kam kaluar një gjendje të rëndë. Fizikisht isha shumë e dëmtuar. Për veç pjesës psikologjike, dhe ajo fizike. Por për fat të mirë jam mirë dhe njeriu duhet ti kalojë të gjitha.

Në ç’pozicion ke qene ditën e mitingut?
Kam qenë në mitin që në 18:30. Në 19:00 ka nisur mitingu. Kam qenë afër podiumit reshti i parë. Ku foli Basha dhe kandidat të tjetër të PD. Kam ndjerë pasi ka folur zoti Basha një djegie në sy. Por mendova se ishte nga lodhja. Unë dhe një zonjë tjetër dhe bagygardi i zotit Basha kemi qenë shumë keq. I shpreha dhe një mikeshës time shqetësimet. Kur u largova në Shtëpi. Pashë që po më ndigjnin sytë, po shihja në mënyrë të turbullt, deri sa nuk hapja dot sytë.

Po çfarë mendove?
Mendova se ishte gjendje ankthi. Nuk shikoja dot asgjë. Më 6 e 30 shkova në urgjencë, ku ishin edhe 60 persona. Mjekët më thanë se dy ishin në gjendje të rëndë, badigardi i zotit Basha dhe unë.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb