Regjisori, skenaristi, karikaturist dhe aktori i njohur shqiptar Bujar Kapexhiu është pjesë e aktivitetit kulturor në Presidencë me Ansamblin Folklorik të Dibrës, nga ku ka pasur dhe një mesazh për atë që po ndodh në parlamentin e Shqipërisë ku pritet të votohet raporti për shkarkimin e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Kapexhiu i cilësoi intriga ato që po ndodhin në parlament, teksa uroi që ky aktivitet kulturor t’iu shërbejë për të reflektuar dhe bashkuar festës së artistëve.

“Në një sallë të mbyllur thuren intriga, ndërsa në këtë ambient të hapur, në këtë ditë kaq të bukur këndohet dhe hidhen valle. Kur flasim për ata nuk mund të mos qeshim dhe urojmë që ky aktivitet kulturor t’iu shërbejë edhe atyre që të reflektojnë dhe t’i bashkohen festës sonë”, tha Kapexhiu gjatë fjalës së rastit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb