TIRANE

Diskutimet në Komisionin e Ligjeve për raportin e aktivitetit vjetor të KLGJ-së dhe KLP-së shkaktuan debate mes deputetëve të mazhorancës. Adnor Shameti, relator në p/rezolutën e hartuar, vlerësoi punën e KLGJ-së dhe ofroi rekomandimet përkatëse.

Por për ligjvënësin Fatmir Xhafaj vlerësimet janë të tepërta në momentin kur keshillat nuk kanë përmbushur në kohë disa detyra.

Deputetët theksuan se në dokumentet e miratuara nga Kuvendi nuk ka përse t’iu vendosen afate dy këshillave, pasi eksperienca edhe me institucione të tjera ka treguar se edhe kur janë vendosur afate ato nuk janë respektuar tërësisht dhe më pas asgjë nuk ka nodhur. Në fund të mbledhjes, deputetët miratuan dy projektrezolutat për KLGJ e KLP.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb