JAPONI- Në ishullin jugor japonez Kyushu është evakuuar një numër i madh i banorëve, ndërsa fluturimeve u janë ndryshuar destinacionet për shkak të shpërthimeve vullkanike mbi malin Aso.

Agjencia e lajmeve shtetërore Kyodo raportoi se sot përsëri është aktivizuar vullkani më i madh në Japoni, shkruan AA. Kompania ajrore All Nippon Airways ka anuluar gjashtë fluturime, kurse kompania ajrore japoneze ka anuluar dy fluturime.

Agjencia Meteorologjike e Japonisë deklaroi se hiri nga vullkani shkon deri në 2.000 metra lartësi, ndërsa është lëshuar një paralajmërim për gurët vullkanik dhe retë e tymit në rreze prej katër kilometrash.

Vullkani Aso, së fundmi shpërtheu vitin e kaluar, dhe kishte shtatë shpërthime të mëdha. Në ishullin Kyushu jetojnë afërsisht shtatë milionë banorë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: