TIRANE

Kryesia e PS zyrtarizoi sot emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. Shumë prej kanidatëtëve ishin një rikonfirmim i kryetarëve aktualë, të cilët socialistët vendosën t’i japim besimin për të garuar për një tjetër mandat vendor. Por ndër emrat e përzgjedhur si ‘new entry’ nga PS, ka mes tyre aktorë të njohur humori, drejtues apo edhe ish-gardistë.

Kështu në Mat, PS i ka dhënë besimin Agron Malajt, ish-gardisti 21 janarit, i cili u shkarkua nga radhët e Gardës më 26 tetor 2013, ndërsa aktualisht mban postin e kreut të OSHEE në Mat. Agron Malaj është gjithashtu kryetar i Partisë Socialiste në Mat.

Agron Malaj 2

Një tjetër surprizë në këto lista, është edhe kandidatura e Erion Isait në Kolonjë. Edhe pse në moshë të re, PS do të kërkojë votën e kolonjarëve për të zgjedhur ne krye të Bashkisë aktorin Isai.
Aktualisht Erion Isai, mban postin e drejtorit të Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë dhe Teatrit të Kukullave.

Isai

I papritur ishte edhe kandidimi i drejtoreshës së Tatimeve në Durrës, Valbona Sako. PS i ka dhënë asaj besimin për të fituar sërish Bashkinë e Durrësit, e cila drejtohet prej tre mandatesh nga Vangjush Dako. Me profesion ekonomiste, Sako është kunata e gazetares dhe prezantueses Hygerta Sako.

Sako

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb