Shërbimi televiziv Netflix ka paguar 105 milionë dollarë për të drejtat e transmetimit të filmit të ri “The Irishman”, në të cilin do të luajnë aktorët legjendarë Robert De Niro, Al Pacino dhe Joe Pesci.

Filmi i cili do të realizohet nga regjisori i famshëm Martin Scorsese pritet të shfaqet në vitin 2019.

Filmi ka të bëjë me mafiozin Frank Sheeran, rolin e të cilit do ta interpretojë Robert De Niro, që luan për herë të nëntë në filma të regjisorit.

Al Pacino do të luajë rolin e Jimmy Hoffa ndërsa Joe Pesci ende nuk dihet se çfarë roli do të luajë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb