Dick Van Dyke zbuloi sekretin e tij për të qëndruar në formë të mirë në një episod të fundit të podcast-it të Ted Danson, Where Everybody Knows Your Name.

“Unë jam gati 100 vjeç. Kjo është çmenduri”, tha Van Dyk.

“Dikush tha: “Çfarë ia atribuoni moshën dhe aftësinë tuaj fizike? Unë stërvitem gjithmonë tre ditë në javë”, ka thënë aktori 99-vjeçar. “Ne ende shkojmë në palestër dhe mendoj se kjo është arsyeja pse nuk kam ngecur si moshatarët e mi”.

Danson tha se shkonte në të njëjtën palestër me Van Dyke dhe kujtoi se ishte i mahnitur nga zakonet e aktorit të famshëm në stërvitje.

“Unë shkoja në të njëjtën palestër si ju dhe nëse do të shkoja atje mjaft herët, do t’ju shihja duke u stërvitur në një aparaturë peshe,” tha Danson.

Danson kujtoi se kishte pyetur aktorin e “Mary Poppins” për stërvitjen e tij dhe ai i tha se do të notonte në pishinë pasi të kthehej në shtëpi nga palestra dhe më pas të bënte një sy gjumë.

“Pikërisht” tha Van Dyk në podcast. ” Stërvitje e mirë.”

Sot, aktori – i cili festoi ditëlindjen e tij të 99-të në dhjetor – tha se rutina e tij e stërvitjes përfshin shumë ushtrime, ulje-ngritje peshash dhe joga.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb