Aktori Arben Derhemi ishte personazhi i javës në emision Fitstation nga Çenkuela Hasa. Ai erdhi në një rrëfim për artin në ndikimin e Covid 19,  familjen dhe jetën përtej ekranit.

“Ka patur 2 faza covidi në jetën time, nga shkurti deri në verë. Në fillim nuk po e besoja që ekzistonte, pastaj filluam e besuam kur patëm humbje njerëzish, të afërmish.  Në lidhje se si ka ndikuar te aktorët pandemia, unë jam munduar të punoj online, pavarësisht se ti se merr kurrë emocionin e skenës në këtë mënyrë, si përjeton duartrokitjet e spektatorit, emocionet. Është një fazë e çuditshme në fakt, që në fillim mendova se do shpikej diçka se do kalonte”- u shpreh Derhemi.

I pyetur nga gazetarja Çenkuela në lidhje me mbështetjen e shtetit për artin në këtë periudhë, aktori njohur u shpreh me rezerva për Ministrinë e Kulturës.

” Falenderoj Drejtorinë e Kulturës në Bashkinë e Tiranës, ka bërë sa ka munduar. Ministria e Kulturës është out komplet, jashtë loje në këtë periudhë dhe nuk e di si rri e nuk bën asgjë për një komunitet të tërë. Nuk dua ta agravojë më shumë diskutimin tim për Ministrinë e Kulturës, por thjesht ju bëj thirrje ti vënë gishtin kokës. Janë njerëz që përfitojnë nga kjo situatë e po flenë gjum, e shoh që përdorin vetëm facebook-un. Jemi i vetmi vend në botë ku artisti nuk ka një status, pra mund të sillesh si të duash me artistin nuk i intereson kujt” – u shpreh Derhemi.

“Vajza vajti 11 vjeç, është një adoleshente e re. Është e vështirë ta mbash larg teknologjisë. Mundohem ti plotësoj çdo lloji teke, pavarësisht se ndonjëherë edhe plotësimi tepërt bën që fëmijët të përkëdhelen më shumë se duhet. Megjithatë mundohem ta vë pozitë pune”

Ndërsa i pyetur në lidhje me gatimin aktori u shpreh se ai gatuan më mirë se bashkëshortja Iva Korumi

” Kuzhinieri familjes nuk e kam këtë emër por gatuaj shumë më tepër se Iva gatuaj. Iva nuk di të gatuaj shumë mirë. E di pse gatuaj unë vetë sepse nuk dua të ha keq, është e thjeshtë fare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb