Policia e New York-ut ka pranuar këtë javë një ankesë kundër aktorit Cuba Gooding Jr (51), i cili dyshohet se sulmoi seksualisht një femër në barin Magic Rooftop Bar and Lounge. I gjithë incidenti ndodhi në orët e mbrëmjes, ndërsa aktori amerikan për shkak të sulmit fizik mund të përfundojë prapa hekurave.

Emri i femrës që akuzon aktorin nuk bëhet e ditur, ndërsa thuhet se është rreth 30 vjeç.
Fituesi i çmimit “Oscarit” ka interpretuar në shumë filma, përfshirë “Jerry Maguire”, “Men of Honor”, “Radio”, “Boyz n the Hood”. Për rolin në “The People v. O.J. Simpson” dhe është nominua në 2016 për çmimin “Emmy”.

Në jetën private Gooding Jr, në vitin 2017 u shkurorëzua pas 22 vitesh martesë nga mësuesja Sara Kapfer (50) me të cilën ka qenë në lidhje qysh në shkollën e mesme dhe me të cilën 2 ka djemtë Spencer (25) dhe Mason (22) dhe vajzën Piper (14).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb