TIRANE- Aktori i humorit, Erion Isai nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” ka reaguar në lidhje me një koment të gazetarit Bledi Mane. Në një shkrim të publikuar në media, Mane mbiemërzon banorët e qyteteve të Ersekës dhe Kolonjës, duke i quajtur ‘kolonjare, ersekare, erseksa’, duke ngjallur kështu reagimin e Isait.

Aktori i përgjigjet gazetarit Mane se fal kolinjarëve ai flet shqip. Ndër të tjera Erion Isai pohon se shkrimet e tij, (Manes) ngjasojnë me letra sipunimi.

“Bledi, sot ti flet e shkruan Shqip prej Kolonjareve!
Më së pari, nuk kisha ndër mend të reagoja për shkrimet e tua, por kur pashë sot sesi mundoheshe të justifikoheshe për denigrimin e një origjine, ku përsëri ishe cinik, ashtu sikurse shkrimet e tua, qe te them te drejtën (opinion personal ky) me shume se shkrime ngjasojnë me letra sipunimi, ku autori i letrës nuk mbetet anonim por është i zellshëm për shërbim, se mllefin (apo “xanxën” do thoshin kolonjarët) e kanë në gjak e i grryen. I jepje origjinës Kolonjare konotacion të cilën as nuk e kemi, e as na bën të ndihemi inferiore….”, citohet në mesazhin e Isait.

Ndër të tjea si shtoi se shkrimet e Manes kanë shumë hormone seksuale. “Erseksa, Ersekar… Bëra seks… Sa shumë hormone seksuale në shkrimet e tua….Kur të të bjerë rruga në juglindje, përveçse të pish, do të lutesha të vizitoje muzeun e shkollës Shqipe, e aty do bindesh kush janë Kolonjaret! Do bindesh, se ti flet e shkruan shqip (pavarësisht përmbajtjes të asaj që thua, se atë duhet ta kesh vete, sta mëson dot kush) prej Kolonjareve.
Të fala,
KOLONJARI
Erion Isai”, përfundon mesazhi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: