Aktori i njohur i humorit Gazmend Paja ka mbetur i lënduar pas një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në Tiranë. Mësohet se Paja ka qenë duke lëvizur me motor, kur është përplasur me një automjet.

Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale ai shihet teksa ka rënë në tokë dhe është rrethuar nga kalimtarë të rastit. Sipas policisë, aktori ka pësuar dëmtime dhe është dërguar në spital.

  • foto galeri
  • foto galeri

“Me  datë 11.11.2021, rreth orës 11:08, në rrugën e Kavajës, mjeti me drejtues shtetasin E. K., është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin G. P.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi G. P., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njoftoi sot policia e Tiranës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: