Aktori i njohur shqiptar, Guljem Radoja, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nga koronavirusi. Mësohet se artisti i skenës shqiptare është shtruar në reanimacionin i Spitalit të Durrësit, në luftë për jetën.

Teksa ai po përballet me virusin e rrezikshëm, disa prej kolegëve të tij reagojnë me mesazhe në rrjetet sociale, duke i uruar shërim të shpejtë, por edhe duke kërkuar që shteti ta ndihmojë. Kështu, skenografi i njohur, Bashkim Zahaj, i ka bërë apel shtetit, që të ndërhyjë për mjekimin e aktorit jashtë vendit.

“Mësoj se Guljemi aktori jonë i dashur qenka rëndë në spitalin e Durrësit nga Covid. Shteti shqiptar i detyrohet këtij aktori për një shërbim më të specializuar jashtë shtetit. Uroj të rezistosh e të fitosh Guljem”, ka shkruar Zahaj.

Një reagim ka edhe aktori Gentian Zenelaj, i cili i jep kurajë profesorit të tij, që të mos dorëzohet në këtë betejë. “Forca mik i dashur…Forca profesori im energjik. Mos u dorëzo Guljem Radoja. Lutjet tona janë me ty. Shërim sa më të shpejtë”, shkruan Zenelaj në “Instagram”.

Gentian
Gentian

Radoja ka luajtur më shumë se 30 role në kinematografi. Për meritat e tij artistike Guljem Radoja është nderuar me titullin “Artist i Merituar”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb