SHBA

Gjatë një turneu promovues të filmit të tij të ri aktori Hollivudian, Liam Neeson, tregoi një histori hakmarrjeje që i tronditi të gjithë.

Neeson është i njohur për filmat e hakmarrjes (Taken), por gjërat u bënë shumë reale në jetën e tij. Gjatë një interviste të dhënë për “The Independent” ai ndau një histori “të tmerrshme” ku thotë se disa vite më parë ka dashur të vrasë një person.

Ai ka treguar se kishte dalë në rrugë me një mision për të vrarë një njeri që sulmoi seksualisht një nga mikeshat e tij dhe tha se përdhunuesi ishte me ngjyrë.

Neeson tha se mikesha e tij arriti që ta kalojë lehtë situatën e përdhunimit, por Neeson e përjetoi pak më ndryshe. Ai i kërkoi asaj një përshkrim të përdhunuesit, duke përfshirë edhe ngjyrën e lëkurës. Kur e kuptoi se ishte me ngjyrë, ai pranoi se doli në rrugë për ta gjetur dhe vrarë.

“Më vjen turp të them këtë dhe për një javë isha në kërkim të përdhunuesit për ta vrarë“- ka thënë aktori i njohur. Neeson pranon se mënyra e tij e të menduarit ishte” e tmerrshme “dhe se mori mësimin e tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb