SHBA

Owen Wilson është bërë baba për herë të tretë por deri tani nuk e ka njohur ende vajzën e tij. Aktori i njohur është një baba i devotshëm me dy djemtë e tij, Robert 7-vjeçar dhe Finn 4-vjeç pavarsisht se është divorcuar nga mamatë e tyre respektive.


Por me vogëlushen Lyla është i vendosur të mos bëjë të njëjtën gjë. Aktori refuzon te takojë vajzën e tij të lindur më 10 tetor të këtij viti, e cila po ta shihni në foto është si dy pika ujë me babanë e saj. Aktori 50-vjeçar nuk dëshiron as ta vizitojë e as ta t’i japë kujdestarinë së bijës shkruan “Us Weekly”.

Ndërkohë që një përfaqëuses i Wilson tha për mediat se kjo është një çështje private dhe i kërkoi atyre të mos bëjnë komente të nxituar.

Aktori i njohur dhe mamaja e vajzës Varunie u shoqëruan për disa vite, por gjithësesi ai ka kërkua të bënte një test atësie. Edhe pse testi rezultoi pozitive ai nuk e ka ndërmarrë akoma hapin për të takuar të bijën.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)