Aktori 70 vjeçar Richard Gere dhe bashkëshortja e tij Alejandra Silva e kanë mirëpritur foshnjën e tyre të dytë, pas vetëm 14 muajve të lindjes së fëmijës së të tyre të parë Aleksandrit, raportoi revista Hola!

Ylli i filmit “Pretty Woman”, i cili gjithashtu është baba i Homerit 20 vjeçar me ish-gruan Carey Lowell, dhe gruaja e tij e tashme 37-vjeçare, thuhet se janë duke kaluar kohë së bashku me familjen në shtëpinë e tyre jashtë New Yorkut.

Richard Gere më parë ka pranuar se nuk e ka problem që është baba më i moshuar.

Çifti nuk ka tregoi nëse po prisnin djalë apo vajze, kur Alejandra, e cila tashmë e ka një djalë shtatë vjeçar me ish-bashkëshortin Govin Friedland, mbeti shtatzënë.

Ndërkohë, aktori i njohur Gere, i cili ka qenë i martuar me Cindy Craford, ka pranuar se me gruan e tij të re ka rënë në dashuri “menjëherë”.

Kur u pyet nëse ishte dashuri ne shikim të parë, ai tha: “Ishte tërheqje e menjëhershme nga ana ime. U bëra i lumtur vetëm duke e shikuar. Ishte nga ato gjërat e fuqishme që ndodhin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb