Pesë vjet pasi “një dushi të ftohtë” nga kritikët, ylli i famshëm amerikan Sean Penn po përpiqet të ripushtojë Kanën me “Dita e Flamurit”, një film në garë për Palmën e Artë, ku ai luan së bashku me vajzën e tij.

Ovacion, duartrokitje të sjellshme, çoroditje? Pak para mesnatës, nuk ka dyshim se reagimet e publikut do të shqyrtohen si rrallëherë nën tavanët e artë të Pallatit të Festivaleve, pas shfaqjes gala të filmit “Dita e Flamurit”.

Sean Penn, 60 vjeç, që mbërriti në Kanë një ditë më parë, me vajzën e tij Dylan, 30 vjeçe, prezanton një film të bazuar në një histori të vërtetë, atë të një babai që mahnit vajzën e tij me “magnetizmin dhe aftësinë e tij për ta bërë jetën një aventurë të madhe”, por në të njëjtën kohë bën “një jetë të fshehtë si grabitës bankash dhe si falsifikues”.

Filmi, për të cilin kanë dalë pak informacione, është “portreti i një gruaje të re që lufton për të shëruar plagët e së kaluarës së saj, ndërsa rindërton marrëdhënien baba-bijë”, midis viteve 1970 dhe 1990, sipas tij producentit.

Filmi është me rëndësi të madhe për për regjisorin dhe aktorin legjendar, i cili ka aktruar edhe me Clint Eastwood (“Mystic River” që i dha atij një Oscar), me Terrence Malick (“Red Line”) ose me Gus Van Sant (“Harvey Milk”, që i dha statujën e dytë Oscar), sidomos sepse është një çështje familjare: në film përveç vajzës së tij, aktron edhe djali i tij, Hopper Jack Penn, por edhe vetë në rolin kryesor, për herë të parë në një nga filmat e tij.

Sean Penn ka një histori të gjatë me Festivalin: i pranishëm për herë të parë në garë një çerek shekulli më parë, si aktor, me “She’s so lovely” nga Nick Cassavetes, kjo është pjesëmarrja e tij e tretë në garë, këtë herë si regjisor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb