Aktori i njohur i telenovelave turke, Kivanç Tatlitug prej vitesh është në një lidhje me stilisten Bashak Dizer. Çifti kurorëzoi dashurinë në martesë në shkurt të vitit 2016.

  • foto galeri
  • foto galeri

Sot Bashak ka ditëlindjen dhe si kurrë më parë, aktori i njohur turk, ka zgjedhur ta surprizojë bashkëshorten me një urim publik.

“Gëzuar ditëlindjen! Sa mirë që të kam! Të dua!”, shkruan Kivançi krah fotos ku shfaqet duke i dhuruar një puthje në ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb