SHBA

Aktori i njohur kanadez Nick Cordero 41 vjeç ka vdekur në Los Angeles për shkak të komplikimeve nga koronavirusi. Cordero vdiq të dielën në spitalin Cedars-Sinai pasi kaloi më shumë se 90 ditë në spital, sipas gruas së tij, Amanda Kloots.

“Zoti ka një engjëll tjetër në parajsë tani,” postoi ajo në Instagram. “Nicki ishte një dritë e ndritshme. Ai ishte shoku i të gjithëve, i pëlqente të dëgjonte, të ndihmonte dhe veçanërisht të fliste. Ai ishte një aktor dhe muzikant i jashtëzakonshëm. Ai e donte familjen e tij dhe e adhuronte të qenit një baba dhe një bashkëshort.”

Cordero hyri në dhomën e urgjencës më 30 mars dhe pati ndërlikime të shumta njëra pas tjetrës. Një faqe e ‘GoFundMe’ ndihmoi për të paguar shpenzimet mjekësore duke mbledhur mbi 600 000 dollarë.

Shumë njerëz të tjerë të njohur kanë shkruar në llogaritë e tyre në rrjetet sociale për të. Cordero ishte shumë afër aktorit Zach Braff. “Unë sinqerisht mund t’ju them se kurrë nuk kam takuar një qenie njerëzore më të sjellshme,”- shkroi Braff në Twitter dhe Instagram. “Mos besoni se Covid-19 prek vetëm të moshuarit dhe të sëmurët.”

Cordero luajti Earl në ‘Waitress’ dhe rolin e Sonny në ‘Chazz Palminteri’s A Bronx Tale’. Ai u takua me Kloots kur luajti në ‘Bullets Over Broadway’, në vitin 2014, shfaqje në të cilën edhe ajo interpretoi. Të dy u martuan në 2017-ën. Djali i tyre Elvis lindi në gusht të 2019-ës.

 

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb