SHBA

Kevin Spacey u paraqit ditën e hënë në një seancë gjyqësore në shtetin Massachusetts për t’iu përgjigjur akuzave për ngacmime seksuale.
Aktori i njohur amerikan akuzohet se në vitin 2016 kishte ngacmuar seksualisht një 18-vjeçar në një klub të qytetit Nantucket, në Massachusetts.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Fitues i Çmimit Oskar, nuk i pranoi akuzat. Më shumë se një vit më parë, ish folësja e një televizioni të Bostonit, Heather Unruh, e akuzoi aktorin se kishte ngacmuar seksualisht djalin e saj 18-vjeçar, pasi e kishte dehur atë në klubin plot me njerëz, ku i biri punonte si ndihmës.

Avokati i aktorit, Alan Jackson, është përpjekur të gjejë të çara në akuzën e paraqitur, duke thënë se adoleshenti nuk e raportoi menjëherë ngjarjen shkruan Bbc.

Nëse shpallet fajtor nga gjykata, Kevin Spacey, i njohur sidomos për rolin në serialin “House of Cards”, mund të përballet me 5 vjet burgim.

Seanca tjetër është caktuar më 4 mars por aktorit të njohur nuk i është thënë që të jetë present në sallë. Por ky nuk është akuza e parë për aktorin e njohur. Që nga tetori 2017 kur plasi skandali homoseksual mbi Kevin Spacey, ai është akuzuar edhe nga 30 meshkuj të tjerë për ngacmime seksuale. Por është çështja e parë penale kundër aktorit 59-vjeçar.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb