SHBA

Chris Hemsworth mund të jetë së shpejti ‘Agjenti 007’. Këtë gjë aktori i njohur e ka pranuar vetë në një intervistë për ‘Balance Magazine’.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai ka thënë se do të donte shumë të luante rolin e James Bond pasi aktori aktual, Daniel Craig të heqë dorë përfundimisht. 35-vjeçari mendon se është shumë i përgatitur për një rol të atij niveli pas pjesëmarrjes në filmin ‘Rush’ ku luajti rolin e protagonistit.

“Nuk besoj se është dikush që nuk do të donte të ishte James Bond, do më pëlqente shumë”,-u shpreh Chris në intervistën. Duke qenë se Hamsworth është një nga aktorët më simpatikë dhe më të adhuruar nga vajzat, komentet pozitive kanë qenë të shumta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb