SHBA – Aktori i njohur Mark Salling është gjetur i vdekur pak metra larg në shtëpisë së tij në Sunland, Los Angeles. Sipas informacioneve të para, 35-vjecari ka vrarë veten raporton TMZ. Ish-ylli i serialit amerikan ‘Glee’ akuzohet për posedimi të materialeve pornografike për fëmijë.

35-vjecari pritej të merrte dënimin me burg për 4 deri 7 vite, pasi në laptopin e tij u gjetën mijëra materiale pornografike të fëmijëve. Aktori pranoi fajin tetorin e kaluar duke ulur kështu dënimin.

Sipas”Tmz” në muajin gusht të vitit të kaluar Salling kishte tentuar vetëvrasjen, por avokati i aktorit kishte mohuar çdo gjë. Para së të përfshihej në këtë skandal Mark Salling ka qenë një nga aktorët më të pëlqyer prej pamjes së tij tërheqëse.

“Familja Selling ju falenderon për mbështetjen dhe ju lutet të respektoni privatësinë”- ka thënë avokati i aktorit për mediat.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: