TURQI

Aktori turk Çagatay Ulusoy është i njohur për publikun shqiptar, si protagonist në serialin “I Infiltruari”. Vitin e kaluar bëri bujë lajmi pasi 27 vjeçari u arrestua për shkak se u kap me drogë, por ai deklaroi se vetë nuk e përdorte.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Më pas ai u shpall i pafajshëm. Së fundmi, aktorit duket se i janë hapur dyert e suksesit botëror. Seriali më i ri i 27-vjeçarit titullohet “The Protector” dhe që prej dhjetorit të vitit të kaluar shfaqet në “Netflix”.

Emri në film është Hakan, një shitës i thjeshtë që papritur kupton se ka për qëlim të mbrojë Stambollin. Ai nuk është gati për një detyrë kaq të rëndësishme, por i duhet medoemos të gjejë një mënyrë për të shpëtuar vendin.

Nga disa foto të publikuara së fundmi në Instagramin e tij Çagatay Ulusoy gati nuk njihet. Aktori shfaqet me një look ndryshe, mjekër e gjatë, shumë e gjatë në fakt dhe mesa kuptojmë, më pak muskuj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb